Krasniqi: Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria ka emër

by informim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar ditën e Çlirimit të Kosovës.

Për këtë ditë ai ka kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për liri, ata që luftuan dhe ata që edhe sot po përballen me drejtësinë falë kësaj lirie që e gëzon Kosova.

Nuk ka harruar të jetë falënderues edhe aleatët ndërkombëtarë, të cilët sipas Krasniqit kur na duheshin më shumë, ishin aty për ne.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/773649777467088?ref=embed_post

Ky është postimi i plotë i kryetarit të PDK-së;

Me kujtimin për qindra e mijëra qytetarë të vendit tonë, të cilët, ndër breza, sakrifikuan gjithçka që patën për liri;

Me nderimin për mijëra luftëtarë të UÇK-së, dëshmorë, invalidë e veteranë, të cilët me heroizimin dhe flijimin e tyre mundësuan dhe shtruan rrugën tonë të drejtë;

Me dhembjen më të madhe e të paharruar për martirët, viktimat civile, të zhdukurit, gratë e dhunuara dhe refugjatët – viktima të një sistemi gjenocidal;

Me besimin në pastërtinë e luftës për liri dhe në rikthimin e shpejtë të çlirimtarëve tanë në mesin tonë;

Me respektin më të lartë për miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët, kur na duhej më së shumti, ishin aty për ne – për të finalizuar përpjekjen shekullore për liri;

Me ndjenjën më të thellë të falënderimit dhe mirënjohjes për veprimtarët, intelektualët, të burgosurit politikë, mësimdhënësit, mjekët dhe infermierët, minatorët, artistët, sportistët, mërgimtarët dhe gjithë popullin tonë, pa dallim, që asnjëherë nuk u ndalën së punuari e besuari për këtë ditë;

Me shpresën se e kaluara jonë, si popull dhe si shtet, do të shërbejë si shembull e orientim për të kultivuar e forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë edhe në të ardhmen;

Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!

#LiriaKaEmër

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy