Kryesia e PD nis plotësimin e vakancave në degë për të përgatitur 29 korrikun, reagon Bardhi: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm

by informim

Pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të mbajtur zgjedhjet në 29 korrik, në bazë kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vakancave nëpër degë.

Gazetari i News 24, Osman Stafa bëri të ditur se teksa Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kërkoi sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për miratimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, disa anëtarë kryesie kanë propozuar që të gjitha ato degë të PD-së zyrtare që nuk kanë kryetar, të plotësohen.

banner

Pra pozicionet e kryetarëve të degëve, të cilat ishin bosh, tashmë me propozimet e reja, do të jenë të plotësuara.

Këta emra mjaftojnë që të marrin shumicën e anëtarëve të Kryesisë për t’u miratuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy