Lajçak për vizitën që kishte me Escobarin në Prishtinë e Beograd: Kemi shpresuar më shumë, tensionet janë ende të larta  

by informim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur edhe njëherë për vizitat që kishte në Prishtinë dhe Beograd, gjatë javës së kaluar, së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka shkruar se qëllimi i vizitës ishte që të gjendet potenciali për një zgjidhje politike, pas tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës.

banner

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike”, ka shkruar Lajçak.

Ai tha se në takimet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, diksutimet ishin të gjata dhe se ua përcolli krerëve të shtetit, shqetësimet që kanë për situatën në veri dhe nevojën për de-eskalim të mënjëhershëm.

“Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, është shprehur Lajçak.

Emisari i BE-së, më tej ka përmendur edhe takimin që kishte me liderët e partive opozitare në Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Ne kontaktuam edhe liderët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetje për një zgjidhje politike për të zbutur tensionet.

Pasi që asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirë popullatën e prekur, DAS Escobar dhe unë u takuam me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, shkruan Lajçak.

Sa i përket vizitës në Beograd dhe takimit me presidentin Alkesandar Vuçiq, Lajçak shkruan se “diskutimet me të ishin të gjata dhe jo të lehta”.

“Në mënyrë të veçantë theksuam se ndërsa të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nuk mund të ketë asnjë mosndëshkim”, ka deklaruar Lajçak.

Ai ka treguar se tashmë do të informoj BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi gjetjet dhe hapat e ardhshëm.

“DAS Escobar dhe unë kemi shpresuar për më shumë si rezultat i misionit tonë, por fatkeqësisht, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Lajçak.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy