57
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në periudhën janar-maj 2023, në katër komunat në veri janë raportuar 184 raste që kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale.
“Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total”, ka njoftuar MPB.
Ministria më tej ka shtuar se raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale.