Pozita e shqiptarëve në Serbi, temë kryesore e delegacionit të Luginës në Bruksel

by informim

Një delegacion nga Lugina e Preshevës udhëton sot për në BE për një vizitë treditore. Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi, do të jenë tema kryesore e takimeve ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Në një intervistë për Radio Kosovën, kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, tha se do të kërkojnë që Serbia të kushtëzohet për rrugëtimin e saj në BE me plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

banner

Delegacioni i Luginës së Preshevës udhëton sot për në Strasburg, për të zhvilluar dymbëdhjetë takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për të paraqitur gjendjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, në një intervistë për Radio Kosovën tha se këto takime janë në kuadër të fushatës lobuese që fillimisht u zhvilluan në Amerikë, për të vazhduar më pas në Bashkimin Evropian.

“Problemi i parë është pasivizimi i adresave, një fenomen negativ që po zhvillohet veçmas për shqiptarët në Serbi, pastaj janë tekstet shkollore, pasi shqiptarët në Luginën e Preshevës ende nuk kanë tekste shkollore në gjuhën amtare, si dhe mos njohja e diplomave për studentët që kanë studiuar në Kosovë.”

Ndërkohë, Lutfiu bëri të ditur se në takimet që do të zhvillojnë me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, do të kërkojnë që Serbia të kushtëzohet për rrugëtimin e saj në BE me plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

“Ne do të kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit e BE-së, që do të takojmë se Serbia për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duhet të përmbushë të gjitha detyrimet që ka ndaj të gjitha pakicave e sidomos ndaj pakicës shqiptare, që është më e diskriminuara në Evropë.”

Takimet që do të zhvillohen ndërmjet delegacionit të Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, financohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Këto takime për të ngritur problemet e shqiptarëve të Luginë së Preshevës, kanë filluar në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi, do të jenë tema kryesore e këtyre takimeve. “Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte zbatimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, ka shkruar ajo

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy