Ukraina shënon “tri fitoret e para gjatë kundërofensivës”

by informim

Ukraina thotë se ka çliruar tre fshatrat e para gjatë një kundërofensive, të gjitha në juglindje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e Kievit postuan pamje që thuhet se tregonin ushtarët duke ngritur flamurin ukrainas në një ndërtesë të bombarduar në Blahodatne dhe Neskuchne, rajoni i Donetsk.

banner

Fshati tjetër në jug, Makarivka, ishte gjithashtu “de-pushtuar” pasi trupat ukrainase përparuan 300 deri në 1500 metra në dy drejtime, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

“Ne po shohim rezultatet e para të veprimeve kundërsulmuese, rezultate të lokalizuara”, ka thënë Valeryi Shershen, zëdhënës për sektorin ushtarak të Ukrainës Tavria.

“Asnjë pozicion nuk është humbur në drejtimet ku forcat tona janë në mbrojtje”, shtoi ai.

Megjithatë, Sky News shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte në fushën e betejës.

Sipas mediumit në fjalë, luftimet e ashpra vazhdojnë sot në pikat e nxehta të vijës së parë, me rreth 25 beteja që zhvillohen pranë Avdiivka dhe Maryinka, gjithashtu në Donetsk; pranë qytetit lindor të Bakhmut; dhe pranë Bilohorivka në rajonin e Luhanskut, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy