Zbulohet një prej rivalëve të Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë (EMRI)

by informim

Ish kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe pse ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, duket se është rikthyer për të rikandiduar për kryetar të PD.

Basha prej disa ditësh tashmë, po mban takime me mbështetësit e tij në qytete të ndryshme të vendit.

banner

Mes përplasjeve të shumta, mbështetësit e tij në Kryesi miratuan datën 29 Korrik si ditën për t’u mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, teksa tani po këmbëngulin që të zgjedhin Komisionin Zgjedhor pa mbledhur Këshillin Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë edhe Statutin e partisë. 

Por, duket se tashmë është shapllur edhe kundërshtari i tij më 29 Korrik, për të mos e konsideruar procesin zgjedhor si të njëanshëm.

Bëhet për ish të përndjekurin politik Gjergj Hani, i cili e ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike.

Ai e ka bërë me dije këtë gjë përmes një postimi në rrjetet sociale, por edhe në disa dalje mediatike, ku ka treguar dhe arsyet e garimit. Hani shkruan se s’do ketë një rrugë të gjatë lehtë para, por vendi duhet të fillojë rrugën e normalitetit të ri politik.

Postimi i plotë:

UNË JAM BASHKË ME TY

Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim I ndjerë së brëndëshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën.

Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem I zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj.

Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti I atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.

Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.

Nuk dua të humbas në diskutime shterpë mbi teoritë e Katowice-s. Fakt mbetet që pushteti komunist u përpoq, e bëri c’ishte e mundur për të mbijetuar, duke u ricikluar I kamufluar me ngjyra të ndryshme pluralizmi, e duke marrë kryesimin e cdo force të strukturuar politike. Shëmbujt e personazhet që mundësuan këtë I kemi të gjithë përpara syve në arenën e shëmtuar të politikës, që ka si qëllim vetëm pushtetin në vetvehte.

Parë në këtë këndvështrim, kriza që ka përfshirë PD-në, ndonëse nuk ndodhi si nevojë e brendëshme e shoqërisë, ajo sërish është sa e dobishme, po aq e domosdoshme pasi na vuri të gjithëve përballë së vërtetës së madhe që është kriza e identitetit. Krizë të cilën PD-ja e ka bartur gjithmonë në mënyrë latente gjatë rrugëtimit të saj 32 vjecar.
Koha është tirani më I madh dhe nuk amniston askënd. Përfshi këtu edhe identitetin e humbur të së vërtetës, që rreklamon me të drejtë vëndin e saj përballë mashtrimit universal që vazhdon të tërheqë zvarrë këtë vënd në rrugën pa krye të një tranzicioni pa fund.

E gjitha kjo duhet të mbarojë nëse duam që vëndi të fillojë rishtazi një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, gjë e cila do të mundësonte shpalosjen e realiteteve, vetëdijeve, e ideve që do të mundësonin hartimin e nje boshti të filozofisë politike, që gjithmonë i ka munguar kësaj PD-je që e qeverisur nga primitivizmi politik, ka kalëruar gjithmonë demagogjine e pastër dhe gjuhën e urrejtjes së verbër që i ka shërbyer e i shërben vetëm kultit të individit transformist që ka si qëllim final vetëm pushtetin në vetvehte, e jo alternativat dinamike që do të pilotonin shoqërinë shqiptare në rrugën e kombeve të ndritura, ku aspiron e meriton të jetë.

Jam i vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën të tillë, por nga ana tjetër jam i besimit që nuk duhet humbur kohë në llogari meskine mbi mundin dhe rreziqet, por duhet që cdo njëri prej nesh të bëjë c’është e mundur që e vërteta të bëhet pjesë integrale e jetës së këtij vëndi të bekuar nga Zoti, e të mallkuar nga verbëria e pushtetit si qëllim në vetvehte, që e shtrëngon gjithmonë të lypë në udhëkryqet e historisë.

Gjithë sa më lart, janë një pjesë e kufizuar e një sërë arsyetimesh që më dhanë forcën e kurajon për të thënë; Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit politik te Partisë Demokratike Shqiptare

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy