Aliu: Anulimi i mbledhjes së përbashkët nga Rama, veprim i çuditshëm

by informim

Trembëdhjetë marrëveshje pritej të nënshkruheshin në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë,  të mërkurën në Gjakovë.

Kështu deklaroi ministri i Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu, në emisionin “RTK Prime”, duke shtuar se anulimi i kësaj mbledhjeje nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është e befasishme për Qeverinë e Kosovës.

banner

Ministri Aliu tha se aq sa është në dijeni, kryeministri Rama ka kërkuar mbledhje mes tij e kryeministrit Kurti me prezencën e ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të jashtme të vendeve respektive.

“Por një mbledhje e tillë edhe do të mund të ndodhte, ndoshta nesër, ndoshta pasnesër ose para mbledhjes së përbashkët ata ta mbajnë mbledhjen”, tha ministri Aliu, duke shtuar se megjithatë, “të anulohet kjo që ishte planifikuar, kjo nuk ka ndonjë kuptim”.

Ministri Aliu u shpreh anulimi i kësaj mbledhjeje të planifikuar shumë kohë më herët, është një veprim jashtëzakonisht i çuditshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy