Analisti ushtarak britanik tregon tre arsyet pse Rusia sulmoi Kryvyi Rih e Ukrainës?

by informim

Sulmi i mëngjesit të sotëm ishte një nga më shkatërruesit për civilët ukrainas në javët e fundit.

Sipas analistit ushtarak britanik, Sean Bell, ka tre arsye pse Moska kreu bombardimin e një zone banimi aq larg nga vija e frontit: dërrmimi i moralit, dështimi logjistik ose rënia.

banner

Morali

Rusia ka shënjestruar vazhdimisht komunitetet civile gjatë gjithë luftës, veçanërisht ato në kryeqytet, Kiev.Lexo po ashtuKundërofensiva e Ukrainës ndaj rusëve ka filluar, por jo edhe sulmi kryesor – thonë ekspertët ushtarakë.

Kjo është një përpjekje për të “gërryer moralin civil dhe përkushtimin ndaj luftës”, tha Bell, raporton skynews.

Por, nuk ka asnjë provë që kjo funksionon, tha ai, duke treguar Blitzin e Londrës, për të cilin tha se “ngurtësoi vendosmërinë britanike” në Luftën e Dytë Botërore.

Dështim logjistikRusia po kërkon të shkatërrojë furnizimet ushtarake, qendrat logjistike dhe autokolonat prapa vijës së frontit.

Kjo kërkon atë që Bell e quajti një kapacitet shumë efektiv “sensori për gjuajtës” – aftësia e agjencive të ndryshme ushtarake për të komunikuar vendndodhjen e një objektivi që shpeshherë lëviz shpejt dhe për të ekzekutuar një goditje direkte.

“Rusia nuk është dëshmuar efektive deri më sot në punën ekipore apo bashkëpunimin ndërmjet agjencive”, pohoi analisti.

Rënia

Por, përgjigja mund të jetë shumë e thjeshtë. Kryvyi Rih është vendlindja e Volodymyr Zelenskyt dhe sulmi mund të ketë qenë thjesht një “akt i mëtejshëm i përbuzjes nga Putini”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy