Anulimi i takimit të qeverive Kosovë-Shqipëri, Tahiri kjo e dobëson vendin

by informim

Besnik Tahiri, shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas anulimit të takimit të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se kjo e dobëson Kosovën, duke shtuar se tregon sa serioze është situata.

”Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq“, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk janë kushtet për një takim te formatit të tillë.

Ai i ka propozuar Kurtit një tjetër format më të ngushtë, por Kurti nuk ka pranuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy