Avdiu: Kurti i tradhtoi militantët dhe votuesit, Rama bëri mirë që ndërhyri për Asociacionin

by informim

Analistja, Zana Avdiu, ka folur për dy nga temat më aktuale të momentit, pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në “Paradën e Krenarisë” dhe propozimin e draft-statutit të Asociacionit për Kosovën nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Për këtë të fundit, Avdiu ka thënë se Rama ka bërë mirë që ka ndërhy. “Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, shtetit më të madh dhe më të rëndësishëm të NATO-së në Ballkanin Perëndimor. Pra, shteti që kontribuon më së shumti për paqen në rajon dhe duke qenë kështu, ky është një lajm i mirë për Kosovën, por edhe rajonin”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, për Kurtin tha se ai ka bërë kapërcimin e madh duke marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë”, të shtunën. Por, për komentet që morri dhe reagimet, sipas saj, Kurti i ka vet fajet.

“Kurti e provoi pak helmin e tij, pra linçimin, armën që dikur e përdorte ndaj secilit kundërshtar”, pohoi Avdiu.

Për më shumë, mund të shikoni videon më poshtë me Zana Avdiun.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=112215781901000
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy