Borrelli në aeroport, detajet që i dha Kurti për telefonatën me kryediplomatin europian

by informim

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se dje ka pasur komunikime të vazhdueshme me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së.

Kurti tha në një konferencë për media se të hënën në mesditë ka biseduar në telefon me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, të cilit ia ka paraqitur një plan me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Përgjigje tha se s’ka marrë ende as për propozimin e tij për një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq këtë javë në Bruksel, pasi tha se Borrell ishte “në një aeroport”,

banner

“Unë nuk kam marrë përgjigje ende nga z. Borrell sepse kur biseduam ai ishte në një aeroport përpara një udhëtimi tjetër dhe besoj që së shpejti do të na përgjigjet lidhur me kërkesën time që të kemi takim të sërishëm në Bruksel”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se dje ka folur vazhdimisht edhe me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ambsadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Ballkanin dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, z. Miroslav Lajçak dhe njëkohësisht në mbrëmje, edhe me ambasadorin amerikan në Republikën e Kosovës, Josep Borrell”, tha Kurti pas takimit të sotëm që e pati me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy