Ceremonia në 24-vjetorin e çlirimit, mosprezenca e ambasadorëve të QUINT-it dhe reagimi i Presidencës

by informim

Të hënën u shënua 24 vjetori i çlirimit të Kosovës, ndërkaq u organizua pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë tjerë.

Ajo çfarë u pa është se ndonëse ishin të ftuar, ambasadori i SHBA-s, Jeffrey Hovenier dhe ambasadorë të  vendeve të QUINT-it nuk kanë marrë pjesë në pritjen shtetërore.

banner

Në këtë ceremoni, janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Austrisë, si dhe komandanti i KFOR-it. Nuk kanë marr pjesë as opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK.

Ndërkaq, lidhur me atë nëse kishte bojkotim të organizimit nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se të gjitha shtetet e Quint-it kanë pasur përfaqësues në organizimin e përbashkët nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Kupina thotë se vendet e ndryshme kanë pasur përfaqësim nga ambasadorë e zëvendës ambasadorë.

“Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, tha ai.

Këshilltari për Media i presidentes Vjosa Osmani thotë se nuk është e vërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore.

“Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka deklaruar tutje Kupina.

E në organizimin për 24 vjetorin e çlirimit të vendit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se më 12 qershor 1999, Kosova fitoi të drejtën thelbësore të ekzistencës e cila formoi identitetin dhe përmbushi aspiratën shekullore dhe përcaktoi fatin kolektiv.

Ajo theksoi se Dita e Paqes, që njihet edhe si Dita e Çlirimit është datë e rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

“Kjo ditë shërben si një kujtesë e triumfit të shpirtit njerëzor mbi prangat dhe sakrificën e pareshtur për liri”, tha presidentja Osmani.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti deklaroi se 12 qershori është datë e rëndësishme që erdhi pas një përpjekje e lufte për çlirim, vetëvendosje e pavarësi.

Ai tha se shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë.

Kurti u shpreh se demonstratat e studentëve e grevat e minatorëve u shndërruan në lëvizje popullore.

Në fjalën e  tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se 12 qershori 1999, është ndër datat më të rëndësishme për popullin tonë.

“Përveç ditë e rëndësishme e çlirimit nga Serbia, kjo është ditë e falënderimit dhe kujtimit dhe reflektimit tonë”, tha kryeparlamentari Konjufca.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy