Alexander është një adhurues i hip hopit dhe tifoz i New York Jets. Emërimi i tij erdhi si befasi në vend të djalit tjetër të Soros, Johnatan-it, 52-vjeçarit avokat dhe financier ikonsideruar si trashëgimtar.
George Soros ia ka kaluar stafetën e fondacionit të tij prej 25 miliardë dollarësh, djalit të tij 37-vjeçar Aleksander. Kështu raportojnë mediat amerikane. Financieri dhe filantropisti, i cili në mënyrë të paharrueshme fitoi 1 miliard dollarë në vitin 1992 duke vënë baste kundër paundit dhe duke falimentuar Bankën e Anglisë në ditën e njohur në histori si “E Mërkura e Zezë”, e ka emëruar djalin e tij president të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, një nga fondacionet filantropike më të pasura në botë. “Ai e fitoi atë,” tha 92-vjeçari Soros, Personi i Vitit 2018 për Financial Times – pasuria personale e të cilit vlerësohet në 6.7 miliardë dollarë. Fondacionet jofitimprurëse të Shoqërisë së Hapur (Open Society Foundations) operojnë në më shumë se 120 vende të botës dhe dhurojnë afërsisht 1.5 miliardë dollarë në vit për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe për të promovuar rritjen e demokracive në mbarë botën.