Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edëard Joseph, ka vlerësuar se SHBA-ja është duke krijuar një krizë në Kosovë.
Joseph në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ka thënë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.
“Blinkeni duht ta mbyllë turneun e tij në Bruksel, me Borrellin e përfaqësuesin special të BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak. Blinkeni duhet t’ua kujtojë diplomatëve se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE-së. Brukseli nuk mund të fshihet më prapa linjës se është thjeshtë lehtësues. SHBA-ja dhe BE-ja, në vend të një “paqartësie konstruktive”, duhen të përqëdrohen në qartësi. Është urgjentë është një sekuencim i hekurt i hapave që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për ta zbatuar marrëveshjen, dhe atë ta bëjnë shpejt brenda këtij viti”, ka shkruar Joseph. “Në këtë mënyrë Blinkeni do t’i largojë SHBA-në dhe BE-në nga konfuziteti dhe kriza, duke i dërguar sinjal Moskës për vendosmërinë për të konsoliduar Ballkanin në Perëndim, përkrah Ukrainës”.
Joseph në vështrimin e tij ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mund ta kuptojë më së miri këtë ngecje mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Kërkoni presidentit ukrainas t’u japë autonomi rusëve etnik, dhe ai menjëherë do të bëjë këto tri pyetje: A do ta pranojnë rusofolësit se jetojnë në Ukrainë, e jo Rusi? A do ta njoh Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe nëse ofrohet kjo autonomi, a do të pranohet Ukraina më në fund në NATO?” – ka shkruar Joseph.
Joseph ka thënë se paaftësia e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre tri pyetjev të njëjta edhe në rastin e Kosovës e Serbisë, është arsyeja prapa “luftës” mes perëndimorëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“E frustruar me kryeministrin e Kosovës që nuk ka ofruar kushtet e tij për themelimin e Asociacionit, dhe e zemëruar me opracionin e tij të fundit, e të pamatur policor në veri të Kosovës të dominuar nga serbët, administrata Biden ka ndëshkuar tashmë Kosovën dhe është gati t’i shkaktojë më shumë dhimbje”, ka shkruar Joseph.
Joseph ka thënë se Washingtoni e Brukseli ndajnë fajin për krizën, duke përfshirë këtu edhe dhunën e ushtruar nga serbët kundrejt paqeruajtësve të NATO-s.
“Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, e në anën tjetër përshëndetja e një autokrati manipulues e pro-rus, të cilin ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill e quajti ‘partner më të mirë të SHBA-së’, duhet ta bëjë Blinkeni të pushojë pak. Në vend që ta lejojë frustrimin që ta drejtojë politikën e tij karshi Kosovës, apo që ta lejojë iluzionin ta drejtojë politikën e tij karshi Serbisë, Blinkeni duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij”, ka vlerësuar Joseph.