Kurti e përsërit: ME BE’në dhe SHBA’në raporte të shkëlqyera, emisarët po vijnë me kërkesa të palës tjetër

by informim

Kryeministri Albin Kurti përmendi keqkuptime, duke folur në një konferencë për media për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it tha se do të vazhdojë “edhe më dendur” komunikimi dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët “për ta sqaruar çdo keqkuptim.

“Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë komunikimin, bashkëpunimin, edhe më të dendur për të sqaruar çdo keqkuptim. Po e ritheksoj, ne nuk kemi alternativë tjetër: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

Ai përsëriti se “marrëdhëniet bilaterale me to (BE-në dhe SHBA-në) vazhdojmë t’i kemi të shkëlqyeshme”, por që problemet vijnë nga ndërmjetësit.

“Kur vjen puna te ndërmjetësit europianë dhe amerikanë, të cilët vijnë tek ne edhe me kërkesa të palës tjetër, sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”, tha kryeministri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy