Kurti: Kryetarët në Veri nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr, nuk kam të drejtë t’ua kërkoj

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për çështjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në Veri.

Ai tha se dorëheqjen e katër kryetarëve nuk do e kërkojë, mirëpo shtoi se duhet të gjendet një “zgjidhje ligjore”.

Kurti e konsideroi “të drejtë, të arsyeshme dhe të dobishme” mundësinë që përmes nënshkrimit të qytetarëve të shpallen zgjedhjet, opsion që e ka përmendur presidentja Osmani.

“Dorëheqja është akt moral, nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr, unë besoj që nuk iu vjen mirë as vetë kryetarëve që ka pas pjesëmarrje kaq të ulët, asnjë kryetar nuk dëshiron që me pas kaq pak dalje në zgjedhje. Zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore por nuk kam as të drejtë ligjore, institucionale dhe kushtetuese që të kërkojë dorëheqjen e tyre, dhe këtë  s’e bëj dot as nga pikëpamjet e mia politike dhe etike, duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja, që duhet gjithashtu të jetë ligjore. Presidentja Osmani e ka përmend një mundësi, që përmes nënshkrimit të qytetarëve të vijmë në atë situatë, që për bindjen time është më e drejtë më e arsyeshme dhe më e dobishme”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy