Kurti ua dërgoi pesë pika, në Bruksel të pakënaqur: S’kemi parë hapa për uljen e tensioneve, ato po vazhdojnë ende

by informim

Bashkimi Europian ka pranuar planin pesëpikësh të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimit e situatës që e prezantoi sot në një konferencë për media.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar këtë për Gazetën Express, duke thënë se nga Kurti ende s’kanë parë “ndonjë hap” për të ulur tensionet në veri të vendit.

“Konfirmojmë se Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka marrë një letër nga kryeministri Kurti. Si gjithmonë, Përfaqësuesi i Lartë do të përgjigjet përmes kanaleve të duhura. Deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap të vendosur dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti të nevojshëm për deeskalim të situatës”, ka thënë ai.

Stano tha se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm sa dëshmojnë se përshkallëzimi ende vazhdon dhe kjo është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe të gjithë popullit në Kosovë.

Ai po ashtu tha se i kanë dërguar shteteve anëtare një përmbledhje të masave ndaj Qeverisë së Kosovës nëse nuk ndërmerr hapat e kërkuar nga ndërmjetësit.

“Ne ndamë me shtetet anëtare të BE-së një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat adekuatë dhe të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën dhe për të ulur tensionet. Diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së janë në vazhdim dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së”.

Kryeministri Kurti sot shpalosi pesë pika përmes të cilave tha se do të shtensionohet situata në veri të vendit.

Konferenca e tij pasoi një telefonatë të Kurtit me Pëfaqësuesin e Lartë Borrell, të cilit ia tregoi këto pika.

Plani pesëpikësh i prezantuar nga Kurti përfshin:

-përmbushjen e ndjekjes penale dhe gjykimit e kriminelëve që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët;

-ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të grupeve të dhunshme kundër institucioneve legjitime në raport me të cilën do të mund të bëhej zvogëlimin i prezencës së Policisë në objektet komunale;

-vlerësimet e përbashkëta të sigurisë në mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it çdo pesëmbëdhjetë ditë për të garantuar një ambient të siguritë për të gjithë;

-koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe të gjithë akterëve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, të cila duhet të organizohen në një atmosferë të lirë, demokratike dhe të papenguar liberale

-rikthimin e menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ky i fundit siguron një plan të sekuencimit të drejtë dhe të balancuar të zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy