Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ndodhet prej ditësh në SHBA për koncerte, ndërsa Kiara në Turqi, në xhirimet e emisionit “Kepi i Vipave”. Çifti ka pasur një debat të vogël në Instagram, poshtë fotos që Luizi shpërndau sot në rrjetin social. Në foto Luizi ka pozuar krahas një makine luksoze, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin: Gjatë xhirimeve të Fast and Furious.

Pas kësaj Kiara ka komentuar foton e Luizit, duke i thënë: O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi. Luizi iu përgjigj: Të kam lënë edhe ty, por kjo nuk do të thotë asgjë. Kiara dhe Luizi janë një nga çiftet më të përfolur të shoëbizit shqiptar. Ata u njohën në emisionin reality shoë “Big Brother Vip Albania 2”.