Lukashenko kërcënon me përdorim të armëve bërthamore

by informim

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të shërbente si një pengesë kundër një agresori të mundshëm dhe se nuk duhet të ketë hezitim në përdorimin e tyre nëse është e nevojshme.

Deklaratat e tij u raportuan nga agjencia e lajmeve Belta.

banner

Rusia do të fillojë vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi pas 7-8 korrikut, kur objektet speciale të magazinimit të jenë gati, tha në një deklaratë presidenti rus Vladimir Putin.

Armët bërthamore mund të përshkruhen “me rendiment të ulët” të destinuara për t’u përdorur në fushat e betejës dhe jo kundër qyteteve.

Megjithatë, ato shkaktojnë shpërthime radioaktive dhe efekte të tjera vdekjeprurëse përtej dëmit të shkaktuar nga vetë shpërthimi.

Armët bërthamore mund të lëshohen përmes raketave, silurëve dhe bombave të gravitetit nga forcat detare, ajrore ose tokësore, madje mund të transportohen në një zonë dhe të shpërthehen në vend.

Kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, Rusia kishte rreth 22,000 TNW ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin rreth 11,500.

Shumica e këtyre armëve, supozohet se janë çmontuar ose janë në pritje të çmontimit.

Rusia ka 1000 deri në 2000 armë bërthamore në arsenalin e saj, 10 herë më shumë se Uashingtoni, sipas një raport nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit (CRS) Shtetet e Bashkuara kanë rreth 200 armë të tilla, gjysma e të cilave janë të bazuara në Evropë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy