Marta Fascina për vdekjen e Berlusconit: “Kam humbur dashurinë e jetës sime”

by

Silvio Berlusconi vdiq dje në moshën 86-vjeçare. Lajm që sigurisht solli shumë dhimbje brenda familjes.

Ndër njerëzit më të afërt gjejmë Marta Fascina, partneren e tij të fundit. 33-vjeçarja u përshkrua si e dëshpëruar “kam humbur dashurinë e jetës sime”. Marta nuk u largua kurrë nga krahu i Berlusconit në ditët e tij të fundit të jetës, duke u përpjekur ta mbështesë dhe t’i japë forcë. Marta Fascina ishte shoqëruesja e fundit e Silvio Berlusconit, e cila ishte pranë tij deri në momentin e fundit. Të dy ishin vetëm simbolikisht të martuar.

banner

Në fakt, në mars të vitit të kaluar u mbajt një ceremoni e cila zyrtarizoi lidhjen e tyre, por që nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Pavarësisht kësaj, Marta Fascina nuk e la kurrë partnerin e saj, as për gjysmë dite. Corriere della Sera raportoi se ishte gruaja që menaxhonte kohën e partnerit të saj mes një trajtimi në një tjetër, me libra, vizita, telefonata dhe mesazhe. Gjithashtu, për të mos u larguar nga ai, dyshohet se ajo ka marrë shërbimet e parukierit dhe estetistit pikërisht aty në spital.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy