Senatori amerikan, Chris Murphuy, ka folur për krizën e krijuar në veri të vendit. Ai ka thënë se amerikanët s’janë të interesuar për veprim të cilat e vendosin në rrezik të panevojshëm ushtarët e NATO-s,
Teksa ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të çuar kryetarët e rinj në objektet komunale në veri, dhe për qëndrimin e fortë amerikan për këtë veprim, Murphy ka thënë se nganjëherë miku duhet t’i japë mesazhe të forta mikut dhe sipas senatorit amerikan veprime që mori Qeveria në Prishtinë e shkaktuan krizën në veri.
“Nganjëherë miqtë duhet t’i japin mesazhe të forta miqve. Dhe veprimet e pamenduara mirë që e shkaktuan këtë krizë të fundit në veri të Kosovës u morën në Prishtinë. Vendimi për t’iu kërkuar këtyre kryetarëve që të marrin këto komuna, me vetëm 3 % dalje, ishte një veprim provokativ i panevojshëm. Dhe ne në SHBA e themi ashtu siç është”, ka thënë Murphy,
Ai tutje ka thënë se ka qenë në vazhdimësi kritikues dhe i ashpër me Serbinë për dështimin që t’i bashkohen SHBA-së për sanksionet kundër Rusisë dhe ka thënë se Serbia ka marrë veprime në veri të Kosovës që e kanë dekurajuar paqen.