Të arrestuarit Milun Milenkoviq i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditësh, ka thënë avokati i tij Nebojsha Vlajiq për portalin në gjuhën serbe kosovo-online.
Avokati i tij ka thënë se është dërguar në burgun e Podujevës.
“Afati i ankesave është 48 orë nga dita kur e marrim vendimin për paraburgim. Unë do të apeloj”, tha Vlajiq.
Policia e Kosovës e ka arrestuar Milenkoviqin të dyshuar për krim të oganizuar.
Këtë e ka dënuar ashpër Beogradi, duke pretenduar se “Kosova po persekuton serbët”.
Por Kosova i ka mohuar këto akuza, duke thënë se Milenkoviq ka qenë akter i lartë i krimi të organizuar në Veri.
Ndërkaq, Serbia të mërkurën ka kidnapuar tre policë kosovarë, një veprim i dënuar nga institucionet të Kosovës.
Institucionet e vendit i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë para këtij akti agresor.