Borell Kurtit: Të tërhiqet policia afër ndërtesave të komunave në Veri, Serbisë i kërkojmë t’i heq elementët radikalë

by informim

Josep Borrell, shef i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë policinë e Kosovës nga ndërtesat e komunave veriore.

Këtë ai e ka thënë në letrën që ia ka kthyer kryeministrit Kurti për kushtet e propozuara për të dalë nga gjendja e tensionuar në Veri.

banner

Pos kësaj kërkesës ndaj Kosovës, Borrell ka thënë se do t’i kërkojnë Serbisë që t’i tërheqë elementet radikalë.

“Paralelisht ne po kërkojmë nga Serbia që të mbështesë tërheqjen e elementeve radikalë nga këto zona”, thuhet ndër tjerash në letër.

“Pas de-përshkallëzimit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë më në detaje marrëveshjet e sigurisë KFOR’it EULEX në katër komunat, të cilat ju i sugjeroni në pikën tre”, thuhet në kthimin e letrës së Borrellit. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy