Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë versionin e tij për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
Sipas Gjuriqit “policët gjendeshin 1.8 km brenda territorit serb, në fshatin Gnjilicë të Komunës së Rashkës”.
Gjuriq thotë se “Kosova ka gënjyer”, poqë nuk ka ofruar fakte mbi pretendimet e tij.
“Sot në orët e hershme të pasdites, sipas kohës lokale, tre persona të uniformuar, të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës, të armatosur me pushkë AK-47, armë dhe thika, janë arrestuar nga policia serbe në afërsi të fshatit Gnjilicë, komuna e Rashkës, Serbisë qendrore, 1.8 km nga vija administrative. Menjëherë pas kësaj, qeveria e Kosovës gënjen për vendndodhjen e arrestimit të tyre, duke lënë të kuptohet se ata janë kapur në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.
Më tutje, Gjuriq ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndalimin e produkteve serbe në Kosovë, si dhe ndalimin e hyrjes së veturave me targa serbe.
Ai thotë se serbët do të përballen me probleme të furnizimit me ushqime e ilaqet.
Facts about today's developments in Kosovo*:
— Марко Ђурић (@markodjuric) June 14, 2023
– Thousands of Serbs across the North of Kosovo* continue peaceful protests against the oppression of Kurti's regime and the violent and undemocratic ethnically motivated takeover of Serb majority municipalities. Yesterday's kidnapping…