Kusari kërkon nga ndërkombëtarët të reagojnë për kidnapimin e tre policëve

by informim

Mimoza Kusari, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë, pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Policia e Serbisë.

Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, sipas Kusarit, është vazhdim i ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë.

banner

“Tre policë kufitarë të Kosovës janë kidnapuar sot brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Kjo është një tejzgjatje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbinë në Kosovës, pas zhvillimeve në veri. Agresori në këto ngjarje të dhunshme qëndron në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë”, ka shkruar Kusari.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi sot se tre policë të Kosovës janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Ndërkaq mediumi serb, Novosti, raportoi më herët se ata ishin arrestuar në territorin e Serbisë.

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy