Kusari-Lila i reagon Ramës, pasi tha se po pret hetimin e KFOR-it për kidnapimin e policëve në veri

by informim

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reguar kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se po pret hetimin e KFOR-it për arrestimin e tre policëve në veri nga Serbia.

Kusari-Lila, ka publikuar në Twitter hartën e Kosovës, teksa shihet vendi ku janë kidnapuar policët, brenda territorit.

banner

“I nderuar kryeministër Edi Rama, ju ishit mjaft të zëshëm në marrjen e një qëndrimi në lidhje me atë që besoni se ishte “faji i Kosovës”. Për të sqaruar ky është pozicioni i Kosovës ku u rrëmbyen policia kufitare. Ndoshta burimi policor nuk është mjaftueshëm i besueshëm për ju, prandaj prisni “hetimin e KFOR-it””, shkroi Kusari-Lila.

Reagimi erdhi pasi Rama tha se ata që thonë se po hesht përballë rrëmbimit të policëve në veri, apo ata që duan t’i hedhin benzinë zjarrit nuk duan t’ia dinë as për Kosovën e as për Shqipërinë.

Rama theksoi se është duke pritur hetimet e KFOR-it dhe Shqipëria si pjesë e bashkësisë euroatlantike ndjek fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie

https://twitter.com/mimozakusari/status/1669076994384879622?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1669076994384879622%7Ctwgr%5E4130fabca3c810c66ef817a9b45805ea4fecfed1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkusari-lila-reagon-rames-pasi-tha-se-po-pret-hetimin-e-kfor-per-kidnapimin-e-policeve-ne-veri%2F

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy