38
Të enjten në mëngjes do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga Serbia.
Policia e Kosovës tha në një konferencë për media se forcat serbe kryen një kidnapim klasik ndaj pjesëtarëve të Policisë, në Leposaviq, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.
Mbledhjet e Këshillit zhvillohen nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë.