“Nuk ma mori mendja se do të ndodhte ajo gjë”, shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in

by informim

Gjatë kohës që Kiara ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP, Instagramin e saj e menaxhonte shoqja e saj Liesa Haxhiasllani.

Liesa e ftuar mbrëmë në emisionin “Natën me Aulonën”, ku tregoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.

banner

Liesa zbuloi se Kiara i kishte thënë se do qëndronte e shumta 2-3 javë brenda shtëpisë. Ajo u shpreh se u pendua paksa që e mori përsipër këtë detyrë kur pa edhe sulmin që po përjetonte për shkak të debateve që ndodhnin në shtëpi.

“Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha. Askush se priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative. Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagramin e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan. Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagramin e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishtehera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy