Operacioni “Verona”, policia kontrollon tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe arreston tre persona

by informim

Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në vazhdimësi të realizimit të operacionit policor ‘Verona’, i cili kishte filluar të zbatohej në fillim të muajit prill 2023, kur nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale të lartcekura të disa personave, më 05.04.2023 u patën arrestuar dhjetë të dyshuar në rajonin e Pejës dhe Prishtinës.

“Sot, më 14.06.2023, policia, në vazhdimësi të operacionit të sipër-cekur, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtine-Departamenti Special, ka kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar tre të dyshuar po ashtu të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Policia me këtë rast ka gjetur dhe marrë disa dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithsej nga koha e zbatimit të këtij operacioni (05.04.2023) e deri më tani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 16 të dyshuar.

“Policia ka intervistuar tre të dyshuarit e arrestuar sot dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit janë dërguan në mbajtje deri në 48 orë”, bëhet e ditur tutje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy