Rita Ora shijon ‘tequlian’ në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi

by informim

Rita Ora u shoqërua me bashkëshortin e saj Taika Waititi teksa ata pozuan për një seri fotosh argëtuese dhe festuan me stil lansimin e albumit të saj të ri “You & I”.

Këngëtarja 32 vjeçe, kishte veshur një fund rrëshqitës shumë të guximshëm me një bluzë me korse të ngjashme në venetin promovues të albumit, të mbajtur në Hotelin “Angel”, në Sydney.

banner

Çifti i martuar dukej aq i dashuruar si kurrë më parë, ndërsa pozuan dhe u freskuan me një shishe tequila në këtë event të shkëlqyeshëm, shkruan DailyMail.

Albumi i ri i Ritës është si një lloj dedikimi për Taikan, 47 vjeçar, me të cilin ajo u martua në një ceremoni private të organizuar në Londër në gusht të vitit 2022.

Ajo shfaqi barkun e saj tepër të tonifikuar në veshjen e guximshme dhe i shtoi më tepër shkëlqim pamjes me një palë çizme të çuditshme.

Ndërkohë, Taika zgjodhi një kostum elegant dhe të gjerë me ngjyrë kafe, të cilin e veshi sipër një këmishe të gjerë.

Kjo paraqitje e çiftit vjen pas lajmit se Rita do të ndajë një pasqyrë të sinqertë për veten me fansat në albumin e saj të ri “You and I”, i cili do të publikohet i plotë më 14 korrik.

Këngëtarja pranon se ‘humbi një pjesë të vetes’ gjatë viteve të fundit, kur përfundoi në titujt e të gjitha gazetave për të keq, pasi kishte organizuar një festë famëkeqe gjatë periudhës së karantinës në nëntor të vitit 2020.

Rita gjithashtu këndon për dashuritë e saj të humbura, pasi më parë ka qenë në lidhje me emrat e njohur si Calvin Harris dhe vëllain e vogël të Kim Kardashianit, Robertin.

Në këngën e albumit me titull “Look At Me Now” ajo i referohet vetes si ‘e djegur’ dhe se ka qenë ‘në ferr’.

Ndërsa në këngën “Girl In The Mirror”, Rita këndon: “Më fal, të dua, thjesht ajo e di se çfarë ndjej. Kam kaluar në terapi vetëm për të marrë këtë nivel shërimi”.

Diku tjetër në album, interpretuesja e hiteve me sa duket i referohet grindjeve të saj me ish-shefin e saj, Jay-Z, njëherësh pronar i shtëpisë diskografisë “Roc Nation”, me të cilin ka pasur një betejë të gjatë ligjore.

Në disa prej vargjeve, Ora këndon: “Tani pyes veten pse humba një pjesë timen, duke u përpjekur kaq shumë për të kënaqur, sapo dëgjova jehonën time, tani po përpiqem ta lë të shkojë”.

Në vitin 2020, Rita u akuzua për shkeljen e ligjeve të atëhershme anti-COVID duke organizuar një festë ilegale për ditëlindjen e saj të 30-të.

Tridhjetë njerëz dyshohet se morën pjesë në një festë sekrete në një restorant të quajtur “Casa Cruz” në Londrën Perëndimore atë natë kur policia ndërhyri dhe ndërpreu menjëherë organizimin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy