Rrezikon t’i shtohet edhe Kosova, kjo është lista e vendeve që janë të sanksionuara nga BE-ja

by informim

Radio Evropa e Lirë gjatë ditës së martës, referuar burimeve të saj diplomatike ka raportuar se Bashkimi Evropian është duke bërë gati një paketë sanksionesh për Kosovën pas tensioneve në veri të vendit dhe pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thonë nga BE-ja, nuk ka marrë hapat e duhur në favor të depërshkallëzimit të situatës.

Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë e kanë në tryezë planin për sanksione ndaj Kosovës.

banner

Kështu, Kosova rrezikon të futet në hartën e vendeve të cilat janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian, një hartë e përbërë në shumicë nga vende jo-mike të Bashkimit Evropian dhe të identifikuara me sjellje jo-demokratike.

Në këtë listë, përveç Rusisë e cila është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian për shkak të agresionit dhe pushtimit të saj mbi shtetin e pavarur të Ukrainës gjendet edhe Bellorusia për shkak të përkrahjes që i ka dhënë Rusisë në këtë nismë.

Në listë është edhe Afganistani, më saktësisht, talibanët ndaj të cilëve Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione. Ndër shtetet e tjera janë Burundi, Kina, Afrika Qëndrore, Korea e Veriut, Republika e Kongos, Guinea, Haiti, Irani, Iraku, Libani, Libia etj.

Në këtë listë, të cilën mund ta gjeni të plotë duke klikuar këtu përfshihen edhe sanksionet të cilat janë adoptuar nga Kombet e Bashkuara dhe sigurisht janë mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kosova së paku sipas raportimeve rrezikon të bëhet pjesë e kësaj liste.

Një vërejtje alarmuese e ka dhënë të martën edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u shpreh se Kosova rrezikon të përballet me një pako të sanksioneve nga ndërkombëtarët.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy