Vuçiq flet me Komandantin e KFOR-it: Pata një bisedë korrekte

by informim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, njoftoi se ka folur sot me Komandantin e KFOR-it, Angel Mike Ristuccia.

Bisedën me komandantin e KFOR-it, Vuçiq e ka përshkruar si “korrekte”.

banner

Para kësaj bisede, në mediat serbe është raportuar se Vuçiq është takuar me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, pra, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Përfaqësuesit e QUINT-it i ka takuar të martën Kryeministri Albin Kurti. Pas atij takimi, ai i ka zbuluar një propozim të tijin pesëpikësh për shtensionimin e situatës në veri.

Pas kësaj, Bashkimi Evropian vlerësoi se nuk ka ndonjë veprim të Kryeministrit Kurti për ta shtensinuar situatën në veri, kësisoj paralajmëroi masa që do të ndërmerrën ndaj Kosovës.

Ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova të tërheqë njësitë speciale nga veriu dhe të largojë kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të futur me forcë në objektet komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy