91
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe kreun e Zyrës së BE-së në Beograd.
Pas këtij takimi, Vuçiq ka thënë se nuk do ta thotë as një fjalë për atë që kanë diskutuar meqë sipas tij “ kjo do të jetë më mirë për të gjithë”.
“Kam marrë vendim që të mos e them asnjë fjalë të vetme për takimin me përfaqësuesit e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së në Beograd. Mendoj që është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq.