Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari.
Xhemaili përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto veprime janë rrugë që çojnë në autokraci.
“Heqja e licencës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë”, ka shkruar Xhemaili.
Reagimi i plotë:
Heqja e licencës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë.
Është bërë rrugë e gjatë deri tek demokracia, shumë e gjatë e me sakrifica pafund.
“Mund të mos pajtohem me atë se çfarë thua, por do të luftoj deri në vdekje për të drejtën tënde që ta thuash atë”.