Abdixhiku drekon me ambasadorin italian: Institucionet të bashkëpunojnë me aleatët për ta normalizuar situatën

by informim

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është pritur sot në drekë pune nga Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin kanë folur për situatën në veri dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.

Sipas njoftimit të LDK’së, Abdixhiku ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë për të normalizuar situatën.

banner

“Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në vend me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme. Kryetari Abdixhiku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe falënderoi shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/795726845256070?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy