37
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se do të donte ta shihte Kosovën duke bashkëpunuar më mirë me aleatët.
Rohde ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që t’i dëgjojë më shumë aleatët ndërkombëtarë në kërkesat e tyre për de-përshkallëzim të situatës.
“Do të doja të shihja një qeveri që dëgjon aleatët e saj më të afërt dhe fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur gjatë javëve të kaluara. Gjatë zhvillimeve shumë shumë sezioe dhe na duhet një zgjidhje urgjente e nuk na nevojitet të flasim për njëri-tjetrin, por me njëri-tjetrin”, ka thënë ai në KTV.