Gashi i “Drejtësia në Kosovë”: Të ndërhyjë prokuroria në mbrojtje të Klan Kosovës

by informim

Kryeredaktori i Drejtësia në Kosovë, njëherësh edhe redaktor menaxhues në Kallxo.com, Kreshnik Gashi, i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit, gjegjësisht Ud-kryeprokurorit Besim Kelmendi, që të veprojë e të ndalë, siç thotë ai, “abuzimin me kompetencat në ARBK dhe me mbrojtë median (Klan Kosovën) nga arbitrariteti”.

Gashi thotë se KPM-ja nuk mund t’ia heqë licencën Klan Kosovës pa e dëgjuar ankesën e kompanisë.

“Precedentin e kanë në Prizren kur qeverisja e Haskukës tentonte me rrëzu një qendër tregtare kundërligjshëm. Nuk mundet me trajtu KPM licencën pa e shfrytëzu Klani të drejtën e ankesës ndaj vendimit të ARBK-së. Dy shkallëshmëria është parim bazë juridik”, ka shkruar Gashi në Facebook. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy