Kryeministri Albin Kurti u ftua në Kuvend që të raportojë pas kidnapimit të policëve të Kosovës nga Serbia.
Ai tha se KFOR e ka në përgjegjësi vijën kufitare në këtë rast dhe tha se është në pritje që misioni i NATO-s ta marrë përgjegjësinë.
“Mbrojtja e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe e policisë sonë. Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Prandaj, ne jemi ende në pritje të KFOR-it që ta marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës që t’i kthejë në Kosovë policët e kidnapuar dhe të ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, sovranitetit tonë”.