KFOR-i ka lëshuar një komunikatë ku ka njoftuar që është në kontakt me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me rastin e kidnapimit të tre policëve kosovarë nga policia serbe.
Ata po ashtu kanë bërë thirrje që të ulen tensionet midis dyja shteteve.
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja nuk ishte në zonë kur tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga policia serbe dje”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
“KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe i ka vendosur kontaktet me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe”.
“KFOR-i po ashtu është në kontakt të rregullt me Misionin e BE-s për Sundimin e Ligjit (EULEX)”.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet njëpalëshe që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtutjeshëm”.