Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se veprimet e tij në veri dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në këtë situatë, ku kidnapohen tre policë të Kosovës, brenda territorit të vendit.
Tahiri, në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar nevojën për bashkërendim me faktorin ndërkombëtar në lidhje me depërshkallzimin e situatës në veri.
“Ajo që duhet të thuhet sot këtu është se veprimet amatoreske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës dhe jemi në kërcënim të sanksioneve të një vendi i cili është më properëndimor dhe proamerikan. Reagimi me vonesë i kryeministrit në çdo situatë të krijuar u pa si një pabesi e qeverisë ndaj partnerëve dhe rrjedhimisht reagimi i tyre ishte i butë”, ka thënë Tahiri.