Kosova bëhet çështje në Kuvend, ministrja Xhaçka thirrje Serbisë: Lironi 3 efektivët!

by informim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës, ndërsa bëri thirrje për lirimin e tyre

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka tha se Qeveria e Serbisë duhet t’i lirojë. Mes të tjerash ajo iu përgjigj kritikave të opozitës, ndërsa theksoi se Kosova për qeverinë është prioritet dhe e shenjtë.

banner

“Është e domosdoshme që qeveria e Serbisë të lirojë të tre policët. Lirimi i tyre do ishte në kuadër të zbutjes së tensioneve. Ndërkohë i lëmë kohë KFOR-t të zbardhë atë që ka ndodhur. I kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e automjeteve me targa serbe. Lëvizja e Lirë është angazhim i rëndësishëm që vendet kanë marrë në kuadër të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Qeveria ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për masa tregtare por për masa sigurie. Mbetet të shohim si do zbatohet kjo por shpresojmë që të mos ndodhë sepse do të dobësonte pozitën e Kosovës në sytë e aleatëve”-tha Xhaçka.

https://youtube.com/watch?v=PJ0qdLl_vW0%3Ffeature%3Doembed

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy