Kurti – opozitës: Mund ta pyesni bashkësinë ndërkombëtare pse nuk po reagon për policët e kidnapuar

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë opozitës që mund ta pyesin bashkësinë ndërkombëtare se pse nuk po reagojnë për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

Kurti i është përgjigjur Abeldard Tahirit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, se ambasadorët takojnë vazhdimisht opozitën në Kosovë dhe mund t’i pyesin ata.

banner

“Lirisht në takimet që keni, jeni më shumë të mirëseardhur t’i pyesni KFOR’in pse nuk keni reaguar për rrëmbimin e tre policëve”, ka thënë Kurti gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, Kurti ka thënë se kur e kanë arrestuar Llunen, atëherë kanë bërë një akt deeskalimi, pasi “Llune e eskalonte”.

Më tutje, Kurti tha se kryetarët shqiptarë në komuna po mundohen të krijojnë ekipe nga komuniteti serb.

“Lulzim Hetimi dhe kryetarët e tjerë po përpiqen vazhdimisht që të ketë edhe nënkryetar e drejtorë nga komunitetet”, ka thënë Kurti

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy