Molliqaj: Tipar kryesor i një pushteti autoritar është zhdukja e televizioneve e mediave të pavarura

by informim

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, e ka quajtur tentim për mbyllje të televizionit.

“Tipar kryesor i një pushteti autoritar është luftimi deri në mbyllje e zhdukje i televizioneve e mediave të pavarura. Arsyetimi është i thjeshtë; Këta, nga brenda, janë dora e zgjatur e armikut jashtë. E ndikimin e tyre djallëzor një autoritar s’mund ta durojë mbi rolin historik që i ka dhënë vetes”, ka thënë Molliqaj.

banner

Por, ai thotë se e vërteta është që një autoritari i duhet displinimi e shantazhi deri në nënshtrim ose zhdukje. “Sepse mendësia e tij është mbjellja e hegjemonisë së tij e mbytja e kritikës nga tjetri”.

“Prandaj, sulmi i pushtetit ndaj Klan Kosovës është veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mediat e pavarura janë një prej shtyllave që e kanë mbajtur pushtetin përgjegjës. Sulmin ndaj tyre duhet ta kundërshtojmë e rezistojmë me çdo kusht”, theksoi Molliqaj.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, teksa brenda ndërtesës së KPM-së po diskutohej për rastin e Klan Kosovës, aktivistë të PSD-së zhvilluan një aksion simbolik para kësaj ndërtese, duke ua mbyllur dyert me dry.

“Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën i mbyllem brenda. KPM sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojën. Rreziku nga Serbia nuk mund ta justifikojë diktaturën brenda. Përkundrazi, liria e demokracia janë fituar me luftë. Ato nuk do të dorëzohen kurrë, për asnjë çmim”, shkroi Molliqaj në Facebook. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy