Pyetet për shkëmbim të mundshëm mes policëve dhe “Llunes”, Kurti thotë se s’bëjnë pazare

by informim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në Kosovë ka sundim të ligjit dhe nuk mund të krahasohen zyrtarët e policisë së Kosovës me një kriminel, i cili ka dosje 15-vjeçare të veprave penale.

“Ne kemi një kriminel serb të arrestuar si ‘Llune’, i cili nuk është bërë kriminel as më 26 e as më 29 maj, por ka dosje të veprave penale e të krimeve të kryera në Kosovë.

Në Kosovë ka sundim të ligjit, arrestimi i ‘Llunes’ i ka hedhur në panik gjithë serbët, ata nuk kanë besuar se dikush si ‘Llune’ mund të arrestohet, është paniku i kriminelëve.

Kurti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për një shkëmbim të mundshëm, tha se deri tani Beogradi nuk ka kërkuar një gjë të tillë, ndërsa kritikoi mediat që po paraqesin kërkesat e Beogradit.

“Ne nuk bëjmë pazare, te ne ka sundim të ligjit, nuk di që Beogradi ka kërkuar, por nuk e di pse e kërkoni, nuk keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi Republikës së Kosovës. Ne jemi vend demokratik dhe i lirë. Kosova është vendi me lirinë më të madhe në rajon, kur të flisni mos flisni në emër të Beogradit duke imagjinuar kërkesat e tyre më vonë, sepse nuk i kontribuoni lirisë së mediave”, tha Kurti.

Po ashtu edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se tre zyrtarët policorë përfaqësojnë ligjin dhe “Llune” është një kriminel.

“Shkëmbim mes kujt? Tre shtetasve tanë që përfaqësojnë ligjin dhe një shtetasi tanë i cili është kriminel sipas një dosje minimumi 15-vjeçare të arrestuar”, tha Sveçla në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy