Presidenti i klubit napolitan ka konfirmuar zgjedhjen e trajnerit të ri pas lamtumirës së Spallettit me një postim në Twitter
Napoli rinis nga Rudi Garcia. Kampionët e Italisë, pas lamtumirës së Luciano Spallettit, kanë vendosur të fokusohen tek ish-trajneri i Romës për pankinën napolitane. Njoftimi erdhi direkt nga presidenti De Laurentiis, i cili shkruan në profilin e tij në Twitter: “Kam kënaqësinë të njoftoj se, pasi e kam njohur dhe frekuentuar gjatë 10 ditëve të fundit, zoti Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit. Atij, mirëseardhjen më të sinqertë dhe fat të madh!” Trajneri francez u entuziazmua menjëherë, duke deklaruar në rrjetet sociale: “Sa kënaqësi të martohesh me projektin e Napolit. Sa kënaqësi të kthehem në Itali. Unë jam i motivuar dhe ambicioz tani si kurrë më parë për të vazhduar të mbaj lart ngjyrat e kampionëve të Italisë”.