Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të tre policëve të Kosovës.
E lidhur me tre policët e rrëmbyer se cili është plani i Qeverisë që këta policë të nxirren nga Serbia, Sveçla tha se po punojnë me bashkësinë ndërkombëtare që ti bëhet presion Serbisë për lirimin e tyre.
“Sa i takon lirimit te tyre, Qeveria e Kosoves, është mobilizuar që të punojë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që të kemi presionin e nevojshëm ndaj Serbisë që këta tre zyrtare te kthehen në Kosovë sa më parë, të kthehen te familjet e tyre është pune intensive, dhe unë besoj qe shume shpejt edhe do të sjell rezultate”, tha Svecla.