Zaniolo thyen heshtjen pas rikthimit te Italia me një mesazh për Romën

by informim

Nicolo Zaniolo ka thënë se skuadra është gjëja më e rëndësishme dhe këto komente i ka bërë para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndërmjet Spanjës dhe Italisë.

Anësori italian ka thënë po ashtu se është i lumtur që iu bashkua Galatasarayt në muajin shkurt nga Roma, ndërkohë që shënonte ftesën e parë te Azzurrët prej se u largua nga Stadio Olimpico.

banner

“Të gjitha gjërat në jetë kanë një fillim dhe një mbarim, ajo përvojë arriti një fund dhe jam i lumtur që ndryshoi”.

“Arritja në finale është shumë më e rëndësishme se çështjet personale. Nëse gjërat shkojnë ashtu si ne shpresojmë, atëherë do të ketë hapësirë edhe për kënaqësi personale, por skuadra është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Zaniolo për RAI Sport.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e italianit, i cili preferon kthimin në Serie A, me Juventusin që e ka rikthyer interesimin për të.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy