Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë ku po zhvillohet seanca ndaj tyre, ka thënë se ata duhet të lirohen meqë nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre, raporton Express.
Përmes një postimi në Twitter, Stojkoviq ka thënë se nëse ata nuk lirohen, Serbia e shkel Marrëveshjen e Brukselit.
“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka shkruar Stojkoviq.
Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.
“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.
https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S/status/1669638330068205568?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1669638330068205568%7Ctwgr%5E54cad87bd4288a8f30990b9d93df7659bad68b72%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Favokati-serb-ska-baze-ligjore-per-mbajtjen-e-policeve-nese-ndodh-e-kunderta-serbia-e-shkel-marreveshjen-e-brukselit%2F