Begaj: Marrëveshja e Ohrit po shndërrohet në zhgënjim, sovraniteti i Kosovës s’vihet në pikëpyetje

by informim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se askush nuk mund të vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ndërsa kërkoi guxim nga liderët e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje.

Gjatë fjalës së tij në panelin e Forumit të Prespës, Begaj deklaroi se Marrëveshja e Ohrit ishte një moment optimizmi por që po shndërrohet në zhgënjim.

banner

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke”, deklaroi Begaj.

Begaj tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të çojnë përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve.

“Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm. Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”, vijoi Begaj./KP

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy